Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

SHBA pezullon përkohësisht dhënien e vizave për qytetarët rusë

SHBA pezullon përkohësisht dhënien e vizave për qytetarët rusë

16:24, 21/08/2017
A+ Aa A-

Dhënia e vizave për në SHBA do të pezullohet përkohësisht në Rusi duke filluar nga nesër për shkak të reduktimit të personelit diplomatik të kërkuar nga Moska si përgjigje e sanksioneve, njoftoi sot ambasade amerikane.

 “Për shkak të limitit të vendosur nga qeveria ruse mbi numrin e personelit diplomatik të autorizuar për t’u gjendur në Rusi, të gjitha operacionet e lidhura me vizat përveç imigracionit do të pezullohen më 23 gusht”, njoftoi ambasada në një komunikatë.

 “Operacionet do të rifillojnë më 1 shtator në Moskë, por operacionet në konsullatat amerikane në qytetet e tjera rusa do të qëndrojnë të pezulluara për një kohë të papërcaktuar”, thuhet në këtë komunikatë.

Autoritetet ruse i kishin kërkuar Uashingtonit të reduktojë personelin në ambasadë dhe konsullatë nga 755 persona në 455, në nivelin e efektivëve të përfaqësive ruse në SHBA. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco