Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ky është ambasadori i ri i Rusisë në Amerikë

Ky është ambasadori i ri i Rusisë në Amerikë

15:06, 21/08/2017
A+ Aa A-

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka emëruar sot ambasadorin e ri të Moskës në Uashington, në vend të Sergei Kislyak, njofton Kremlini.

Ambasadori i ri i Rusisë në SHBA do të jetë zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Anatoly Antonov. Kislyak shërbeu për më shumë se nëntë vjet si i dërguar i Moskës në Uashington.

Diplomati 62-vjeçar do ta zëvendësojë Sergey Kislyak, i cili në krye të mirëmbajtjes së marrëdhënieve Rusi-SHBA për gati një dekadë para se t’i përfundonte mandati në korrik të këtij viti.

Gjatë vitit të fundit si ambasador, Kislyak ishte në qendër të vëmendjes së mediave amerikane për shkak të kontakteve të tij me disa zyrtarë të administratës Trump.

Kritikët e Trumpit supozojnë se kontaktet me diplomatin rus tregojnë se ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes ekipit të Trump dhe Kremlinit, i cili është akuzuar se ka ndikuar në zgjedhjet presidenciale 2016 në SHBA në favor të republikanit Trump. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco