Kim Jong kërcënon sërish: Po shkojmë drejt luftës bërthamore

Kim Jong kërcënon sërish: Po shkojmë drejt luftës bërthamore

20:29, 20/08/2017
A+ Aa A-

Koreja e Veriut i është rikthyer sërish kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara.

Peniani e ka cilësuar stërvitjen e përbashkët ushtarake të trupave amerikane dhe koreano-jugore si një sjellje të pamatur, që po çon drejt luftës bërthamore. Por sipas Uashingtonit, ky kërcënim nuk do të pengojë zhvillimin e stërvitjes siç është planifikuar.

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se stërvitja e përbashkët ushtarake mes trupave amerikane dhe koreano-jugore është “një sjelle e pamatur që po e çon situatën në fazën e pashmangshme të luftës bërthamore”.

Peniani deklaroi se ushtria e vendit mund të godasë Shtetet e Bashkuara në çdo kohë, dhe as Guami, Hauai apo vetë SHBA’të nuk do të mund të shmangin “sulmin e pamëshirshëm”.

Mesazhi në ‘Rodong Sinmun’, gazeta zyrtare e qeverisë, vjen një ditë përpara se Shtetet e Bashkuara të fillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake me Korenë e Jugut.

Tensionet mes SHBA’së dhe Koresë së Veriut janë rritur ndjeshëm në javët e fundit. Peniani deklaroi një javë më parë se kishte finalizuar planin për hedhjen e katër raketave në territorin amerikan të Guamit.

Media shtetërore raportoi se lideri Kim Jong-un do të vlerësonte lëvizjen e ardhshme të Shteteve të Bashkuara përpara se të jepte urdhrin për veprim, transmeton oranews.

Sipas zyrtarëve të administratës Trump dhe ushtrisë amerikane, stërvitja 10-ditore e përbashkët do të zhvillohet siç është planifikuar.

Ky bashkëpunim mes Uashingtonit dhe Seulit antagonizon Penianin, që e sheh këtë si një praktikë për pushtim.

Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut thonë se stërvitja është thjesht mbrojtëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco