Përplasen anijet, katër viktima

Përplasen anijet, katër viktima

16:30, 20/08/2017
A+ Aa A-

Një anije është fundosur pasi është përplasur  me një tjetër, në ujërat territoriale të Irakut, me ç’rast kanë humbur jetën së paku katër marinarë, ndërsa disa të tjerë konsiderohen të zhdukur, ka raportuar Televizioni shtetëror irakian.

Sipas raportit të mbrëmshëm, kur ndodhi aksidenti në bregdetin jugor të Irakut, në anijen që ofron mbështetje për zhytje, Al-Misbar, ishin 21 marinarë.

Së paku 10 marinarë janë shpëtuar dhe deri mbrëmë vonë kishte vazhduar kërkimi për të tjerët.

Anija Al-Misbar është pronë e shtetit.

Anija tjetër e përfshirë në ndeshje ishte identifikuar si anije transportuese e regjistruar jashtë Irakut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco