Barcelonë, gjendet në një spital 7-vjeçari i zhdukur pas sulmit: Ja si e gjeti në mes të rrugës, turisti anglez Vogëlushi i shtrirë pa ndjenja në tokë duket se është pikërisht Julian Cadman, pas sulmit nga terroristët

Barcelonë, gjendet në një spital 7-vjeçari i zhdukur pas sulmit: Ja si e gjeti në mes të rrugës, turisti anglez

14:36, 19/08/2017
A+ Aa A-

7-vjeçari australian i zhdukur pas sulmit në Barcelonë gjendet në një spital në Barcelonë. Policia katalanse siguroi se ka informuar babanë e vogëlushit, njofton El Pais, përcjell Syri.net.

Sulmi terrorist në Barcelonë që shkaktoi vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 88 të tjerëve, ka lënë pas histori të dhimbshme. Një prej tyre është ajo e vogëlushit australian Julian Cadman, i cili ishte me nënën e tij në momentin e sulmit me furgon, por pas tij, ai u zhduk.

Megjithatë, Policia Spanjolle ka konfirmuar se fëmija ndodhet në një spital në Barcelonë dhe se nuk kishte qënë i zhdukur, pasi babai i tij ishte vënë në dijeni që në fillim.

Babai i fëmijës, i cili ndodhej në Sidnei, ishte njoftuar që në fillim për goditjen e rëndë që mori gruaja e tij në sulm bashkë me djalin e vogël. Ndërsa ai mori avionin për në Barcelonë, ishte gjyshi i fëmijës që e kërkoi djalin në rrjetet sociale si të humbur.

Nëna e djalit është në spital në Barcelonë gjithashtu me shumë plagë, në gjendje kritike, por e stabilizuar.

Një media australiane ndërkohë njofton, duke publikuar një foto, se vogëlushi i shtrirë pa ndjenja në tokë si në foton më sipër, duket se është pikërisht Julian Cadman, pas sulmit nga terroristët, citon Syri.net

NJË BURRË GJEN VOGËLUSHIN E PLAGOSUR

Fotot e tmerrshme të marra pak sekonda pas sulmit në Barcelonë tregojnë një fëmijë, që besohet se është vogëlushi Julian, i shtrirë në mes të Las Ramblas pranë një farmacie, ndërsa një grua që besohet se është mamaj e tij është e shtrirë në shpinë aty pranë.

Një skuter për fëmijë është i rrëzuar po aty.

Një burrë që është identifikuar nga The Mirror si turist nga Birmingami me emrin Harry Athwal është afër fëmijës duke u përpjekur t’i japë ndihmën e parë.

“Unë i përkëdhelja flokët tij dhe pse isha i përmbytur nga lotët, qëndrova me të, u ula aty, sepse nuk kisha ndërmend ta lija atë fëmijë në mes të rrugës," tha Athwal për The Mirror. "Ai dukej sikur të ishte djali im, ai kishte moshën e tim biri, 7 ose 8 vjeç. Unë vetëm i përkëdhelja flokët, sa për ngushëllim.SYRI.NET

Image

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco