FOTO/ Pakistani përcjell me funeral shtetëror 'Nënë Terezën' e tij

FOTO/ Pakistani përcjell me funeral shtetëror 'Nënë Terezën' e tij

13:58, 19/08/2017
A+ Aa A-

Një funeral shtetëror u mbajt në Pakistan për Messian - shenjtoren-legjendën, mjeken dhe murgeshën gjermane Ruth Phau, e cila ia përkushtoi gjithë jetën e saj, luftës kundër lebrës në këtë vend, njofton BBC, citon Syri.net.

Dr. Ruth Phau, që jetoi në Pakistan për më shumë se 50 vjet, ngriti 150 klinika për lebrozët në mbarë vendin. Përpjekjet e saj bënë që në vitin 1996 sëmundja të vihej nën kontroll. Një anëtar i stafit të dr. Ruth Pfau në qëndrën kombëtare të lebrës, Yassmeen Morris, tha se vdekja e saj “ishte një humbje e madhe për njerëzimin. Është shumë e vështirë të gjesh një njeri të tillë në epokën që po kalojmë,” u shpreh ajo.

Flamujt e qytetit të Vatikanit dhe flamujt e Pakistanit janë ulur në gjysmë shtizë për vdekjen e saj.

Arkivoli me trupin e dr. Ruth Pfau u vendos pas shërbimit funeral në Katedralen e Shën patrikut në Karaçi, i mbuluar me flamurin pakistanez dhe me petale trëndafilash.

Pas vdekjes së saj, kryeministri Shjahid Khaqan Abbasi tha se dr. Pfau “mund të kishte lindur në Gjermani, por zemra e saj kishte qënë gjithmonë në Pakistan.”

Gjatë funeralit, ushatarakët me motorë udhëhoqën arkivolin përmes Karaçit.

Gjatë jetës, dr. Phau ka marrë një seri medaljesh për punën e saj nga të dyja vendet, ku lindi dhe ku jetoi e punoi gjithë jetën./SYRI.NET


    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco