Pas shkarkimit nga Trump, Bannon kthehet te makineria ‘Breitbart’: I kam sërish duart te armët e mia

Pas shkarkimit nga Trump, Bannon kthehet te makineria ‘Breitbart’: I kam sërish duart te armët e mia

11:52, 19/08/2017
A+ Aa A-

Thuajse i gjithë stafi i ngushtë i presidentit amerikan, Donald Trump është larguar.

I fundmit ishte kryestrategu Steve Bannon, largimi i të cilit ka shkaktuar edhe më shumë bujë.

Ideologu i djathtë pati ndihmuar në mënyrë të ndjeshme që Donald Trump të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë pas largimit, ai ka bërë të ditur se gjërat nuk do jenë më të qeta.

“I kam sërish duart tek armët e mia,” tha ai, pasi u kthye si shef ekzekutiv i portalit Breitbart News.

“Kam ndërtuar një makineri të fuqishme te Breitbart. Tani kthehem aty, duke ditur disa gjëra më shumë,” kërcënoi ai.

Faqja Breitbart njohu një ulje të ndjeshme të klikimeve pas zgjedhjes së Trump, pasi e ndihmoi atë të vinte në pushtet.

“Nëse ka një konfuzion, më lini ta qartësoj: do të shkojë në betejë për Trump kundër kundërshtarëve të tij në Capitol Hill, në media dhe në Amerikën e korporatave”, sqaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco