Ushtria e Libanit dhe Hezbollah nisin sulmin kundër Shtetit Islamik Grupi Hezbollah

Ushtria e Libanit dhe Hezbollah nisin sulmin kundër Shtetit Islamik

09:48, 19/08/2017
A+ Aa A-

Ushtria libaneze nisi një ofensivë të shtunën kundër një baze të Shtetit Islamik në kufirin verilindor me Sirinë ndërkohë që grupi libanez shit Hezbollah njoftoi një sulm ndaj militantëve nga ana siriane e kufirit, sipas Reuters, citon Syri.net.

Operacioni i ushtrisë libaneze filloi në orën 5 të mëngjesit duke  vënë në shënjestër pozicionet e ISIS pranë qytetit Ras Baalbek me raketa, altilri dhe raketa, tha një burim nga forcat libaneze të sigurisë. Kjo zonë është pjesa e fundit e kufirit libanezo-sirian nën kontrollin e kryengritësve.

Operacioni nga Hezbollah dhe ushtria siriane vunë në shënjestër zonën përtej kufiri në rajonin perëndimor Qalamoun të Sirisë.

Në deklaratën e Hezbollah thuhet se grupi po përmbush premtimin e tij për të zhdukur kërcënimin terrorist nga kufijtë e kombit dhe se po lufton krah për krah me ushtrinë siriane. Aty nuk përmendej ushtria libaneze. Ushtria libaneze njoftoi se nuk ishte duke e kordinuar sulmin me Hezbolla apo ushtrinë siriane.

Çdo operacion i përbashkët midis ushtrisë libaneze nga njëra anë dhe Hezbollahur  dhe ushtrisë siriane në anën tjetër do të ndikonte politikisht në Liban dhe mund të rrezikonte ndihmën ushtarake të konsiderueshme të Shteteve të Bashkuara.

Uashingtoni e ka klasifikuar Hezbollahun e mbështetur nga Irani si një grup terrorist. /SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco