Trump shkarkon njeriun që i dha fitoren në zgjedhje

Trump shkarkon njeriun që i dha fitoren në zgjedhje

20:59, 18/08/2017
A+ Aa A-

Vendimi i radhës i Donald Trump ka tronditur mbarë opinionin amerikan pas shkarkimit të këshilltarit kryesor të tij, Stephen Bannon.

Sot Presidenti Donald Trump njoftoi Shtëpinë e Bardhë, se kishte vendosur ta shkarkonte nga puna kryestrategun e tij.  Edhe pse e ndihmoi Donald Trump-in të siguronte fitoren në zgjedhjet e nëntorit, Bannon prej kohësh kishte konflikte me figura të tjera të fuqishme në ekipin e ndihmësve të Presidentit.

Steve Bannon që njihet për shpirtin e tij luftarak, tha se ai është përplasur çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë për të avancuar pikëpamjet e tij radikale lidhur me tregëtinë në kuadër të motos “Amerika e para”.

Këto pikëpamje kundërshtojnë ato të disa këshilltarëve të tjerë, të cilët tentojnë të favorizojnë përpjekjet ekzistuese që vënë theksin tek bashkëpunimi shumëkombësh tregtar.

Gjatë një konference shtypi mbajtur këtë javë, presidenti Trump e vlerësoi zotin Bannon si një “person të mirë” dhe jo-racist, por ai shtoi se “mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të”.

Bannon tha për Neë York Times, se largimin e kishte kërkuar ai vetë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco