Sulm në Finlandë, një person plagos me thikë disa njerëz, dyshime për viktima

Sulm në Finlandë, një person plagos me thikë disa njerëz, dyshime për viktima

16:14, 18/08/2017
A+ Aa A-

Një person ka qëlluar me thikë disa njerëz në qytetin e Turku në Finlandë.  Sipas forcave të rendit autori është qëlluar me armë zjarri.  Ndërsa bëhet e ditur se një person është arrestuar.

Sipas raportimeve paraprake, bëhet me dije se një grua e moshuar dhe një djalë i ri u plagosën në sheshin qendror të qytetit. Ndërkohë, edhe në anën tjetër të sheshit u raportua për plagosjen e një tjetër gruaje të moshuar raporton RT.

Dyshohet për një person të vdekur, pasi nga raportimet flitet për një trup të mbuluar.

Sipas mediave vendase në vendngjarje janë parë ambulanca të shumta. Ende nuk dihet numri i saktë i personave të lënduar.

Ende nuk jepen të dhëna të sakta nëse ngjarja është me prapavijë terroriste. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco