Në Adana të Turqisë rrëzohet një dron i SHBA-ve

Në Adana të Turqisë rrëzohet një dron i SHBA-ve

15:34, 18/08/2017
A+ Aa A-

Prefekti i qytetit Adana në Turqi, Mahmut Demirta?, ka njoftuar se një mjet ajror pa pilot (dron) i SHBA-ve është rrëzuar në rajonin Ceyhan, raporton Anadolu Agency.

Në një deklaratë Demirta?, është shprehur se mjeti ajror pa pilot (dron) i SHBA-ve është rrëzuar në afërsi të fshatit Çokçap?nar të rajonit Ceyhan, për një arsye ende të papërcaktuara.

Duke vënë në dukje se në ngjarje nuk ka të vdekur apo të plagosur, Demirta? tha se është nisur një hetim në lidhje me incidentin.

Ndër të tjera bëhet e ditur se në territorin ku ka rënë droni ka patur zjarr dhe se për shuarjen e tij në rajon janë dërguar ekipet e zjarrfikëses.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco