FOTO/ Moussa Oukabir, 18-vjeçari që po kërkohet si autor i sulmit terrorist në Barcelonë

FOTO/ Moussa Oukabir, 18-vjeçari që po kërkohet si autor i sulmit terrorist në Barcelonë

14:30, 18/08/2017
A+ Aa A-

Policia spanjolle është duke kërkuar Moussa Oukabir, vëllanë e një të burgosuri, si autorin e sulmit me furgon në Barcelonë, njofton El Pais, citon Syri.net.

Oukabir, 17 ose 18 vjeç, sipas mediave spanjolle, është personi që pasi shtypi me tërbim qindra persona në La Rambla në Barcelonë , u zhduk nga vendi i ngjarjes. Policia është duke e kërkuar.

Sipas hetimeve të para, sulmet e kësaj të enjtjeje në Barcelonë dhe Cambrils janë organizuar nga një celulë prej 12 terrroristësh. Pesë prej tyre u vranë dhe tre të tjerë u arrestuan.

Policia spanjolle e emërtoi si Moussa Oukabir, shoferin e dyshuar për sulmin me furgon në Barcelonë. Policia është duke hetuar e kërkuar, por e nuk ka të konfirmuar zyrtarisht këtë emër si autor të sulmit.  /SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco