Identifikohet viktima e parë në Barcelonë, italiani që mbuloi me trup djalin dhe të bijën foshnjë Bruno Gulotta

Identifikohet viktima e parë në Barcelonë, italiani që mbuloi me trup djalin dhe të bijën foshnjë

14:00, 18/08/2017
A+ Aa A-

Qytetarët nga të paktën 20 shtete janë vrarë dhe plagosur në sulmin me furgon në Las Ramblas në Barcelonë dhe në qytetin bregdetar Cambrils, thanë autoritetet katalanase për The Guardian, citon Syri.net.

Nga sulmi në Barcelonë vdiën 14 persona dhe më shumë se 100 u plagosën. Ata janë nga vende si Franca, Belgjika, Italia, Venezuela, Australia, Irlanda, Peruja, Algjeria dhe Kina.

I vdekuri i parë që është identifikuar është një baba italian, Bruno Gulotta nga Legnano, i cili ishte për pushime me gruan e tij dhe dy fëmijët. 35-vjeçari Gulotta u pa duke mbulur me trup dy fëmijët e tij, djalin 6 -vjeçar dhe vajzën 7-muajshme, për t'i mbrojtur nga sulmi. Lajmin e dhanë kolegët e tij që publikojnë faqen online Tom’Hardware; faqja e kompanisë në Facebook tha se ishin në zi.

Viktima e dytë është një grua belge, Elke Vanbockrijck, 44 vjeçe. Kryebashkiaku i Tongeren, Patrick Dewal, dërgoi ngushëllimet e tij dhe tha në radion belge se ai kishte kryesuar martesën e saj në vitin 2014. Viktima Vanbockrick kishte qënë në qytet për pushime më burrin dhe dy djemtë e moshës 11 dhe 14 vjeç, citon Syri.net.

Viktima e tretë e identifikuar është Francisco Lopez Rodríguez, 57 vjeç, spanjoll, ndërsa gruaja e tij  ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Viktima më e re e sulmit mendohet të jetë një vajzë tre vjeçe, sipas mediave spanjolle. Ajo vdiq pak pasi ishte dërguar në spital. Një vajzë 6 vjeçare e një shtetësie të paidentifikuar ende u dërgua në spital me hemorragji cerebrale, tha një zyrtar në spitalin universitar Vall d’Hebron. Ndërkohë, një djalë 7 vjeç australian është zhdukuar pas sulmit në Barcelonë./SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco