Barcelonë, një grua e kap sulmi i tretë terrorist pasi i kishte shpëtuar atyre në Londër dhe Paris Julia Monaco

Barcelonë, një grua e kap sulmi i tretë terrorist pasi i kishte shpëtuar atyre në Londër dhe Paris

13:09, 18/08/2017
A+ Aa A-

Një grua në Barcelonë që tregoi se sapo i kishte shpëtuar sulmit terrorist me furgon, rrëfeu se kjo i ndodhi disa muaj pasi kishte shpëtuar nga sulmi në urën e Londrës dhe në Paris, shkruan The Independent, citon Syri.net.

Julia Monaco, 26 vjeçe, ishte duke bërë pazar me shokët e saj kur një furgon shkoi përmes turmës dhe vrau 13 persona e lëndoi më shumë se 100.

Kjo e djeshmja ishte hera e tretë që ajo përjetonte terrorin duke udhëtuar nëpër Evropë këtë vit. Gruaja nga Melburni kishte qënë edhe në Urën e Londrës gjatë sulmeve me thika dhe në Notre Dame, ditën kur një polic u ther jashtë katedrales së famshme.

Zonja Monaco tregoi për tmerrin kur ajo ishte kyçur në një dyqan në Placa de Catalyuna në krye të Las Ramblas, pasi terroristët shtypën këmbësorët në pedonalen mjaft të populluar.

Papritmas ne u bllokuam në një dyqan dhe konfuzioni nisi të përhapej ndër njerëzit, tha ajo për radio-stacionin australian 3AË.

“Sekondën tjetër ne e kuptuam se po vraponim për të shpëtuar jetët tona në anën e prapme të dyqanin ku ne na u tha që të shtriheshim përtkë larg nga dritaret dhe sa më rrafsh me tokën të ishte e mundur.”/SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco