Rex Tillerson, mesazh popullit spanjoll: Jemi të vendosur t'i gjejmë terroristët dhe t'i vëmë para drejtësisë

Rex Tillerson, mesazh popullit spanjoll: Jemi të vendosur t'i gjejmë terroristët dhe t'i vëmë para drejtësisë

12:01, 18/08/2017
A+ Aa A-

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Rex Tillerson, i ka drejtuar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti, Spanjës, pas sulmeve terroriste të 24 orëve të fundit, që tronditën Spanjën dhe gjithë botën.

“Shprehim ngushëllimet tona për humbjen e jetëve dhe plagosjet që sërish prekën kaq shumë njerëz të pafajshëm, - shkruan Tillerson. - Ne qëndrojmë të gatshëm për të ndihmuar forcat e rendit dhe autoritetet e sigurisë kombëtare në Spanjë.

Terroristët kudo në botë, duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë janë të vendosur për t’ju gjetur dhe për t’ju vënë para drejtësisë. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson”, thuhet në përfundim të mesazhit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco