VIDEO/ SHBA në pritje të eklipsit të 21 gushtit

VIDEO/ SHBA në pritje të eklipsit të 21 gushtit

10:28, 18/08/2017
A+ Aa A-

SHBA janë duke pritur eklipsin diellor të 21 gushtit 2017. Eklipsi do të fillojë mbi oqeanin Paqesor në orën 15:46 UTC që korrespodon me orën 8:46 të paradites të Paqesorit. Oregoni do të jetë vendi i parë në kontinentin amerikan që do ta shohë atë totalisht, më saktë, Yaquina Head Lighthouse në Neëport.

Në mbarë Amerikën po ndizet kureshtja dhe entuziazmi për eklipsin e 21 gushtit. Megjithëse eklipsi i plotë do të shihet vetëm në një brez të vogël gjeografik në kontinentin amerikan, për herë të parë në një shekull të 50 shtetet amerikane do të përjetojnë së paku eklipsin e pjesshëm. Kolegia Ardita Dunellari ishte në Muzeun e Hapësirës në Uashington për të mësuar se çfarë përgatitjesh po bëhen për këtë fenomen të rrallë të natyrës: Genevieve de Messieres shpreson se çdokush në Shtetet e Bashkuara po përgatitet emocionalisht për eklipsin që afron:

“Kam një vit që përgatitem për eklipsin dhe jam shumë e entuziazmuar për 21 gushtin,” thotë Genevieva. Genevieva drejton programet e informimit të publikut për astronominë në Muzeun e Hapësirës dhe shpjegon se eklipsi i kësaj radhe është mjaft i veçantë për Shtetet e Bashkuara. “E veçanta e eklipsit të 21 gushtit është se do të përshkojë Shtetet e Bashkuara nga bregu perëndimor në atë lindor.

    Për ata që nuk do të kenë mundësi ta shohin eklipsin përmes teleskopëve, muzeu po ndan falas syze diellore si dhe ofron udhëzime mbi praktikat që duhen ndjekur për të mos dëmtuar shikimin. “Që të mos dëmtosh shikimin, duhen vënë syzet diellore para se të shohësh diellin. Kur nuk do të shohësh më, duhet të ulësh kokën dhe pastaj të heqësh syzet, përndryshe drita të vret sytë”. Por edhe pa qasje tek një teleskop diellor, apo pa syze speciale, ka mënyra për të parë efektin e eklipsit. Faqja elektronike e muzeut udhëzon vizitorët mbi teknika projektimi të dritës së diellit, duke përdorur një copë letër të thjeshtë ku çahen vrima përmes së cilave reekton imazhi i diellit. Duke ndjekur imazhin shihet edhe ndryshimi i formës së diellit që mbulohet gradualisht nga hëna. Genevieve de Messieres shpreson që një ditë të ketë fatin të shohë një eklips të plotë. Më 21 gusht ajo do të jetë në muze, së bashku me kolegët për të pritur mijëra vizitorë që do të vijnë për të parë përmes teleskopit një nga spektaklet më madhështore të natyrës./VOA

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco