Policia spanjolle ndalon sulmin e dytë pas 13 të vrarëve në Barcelonë Policia spanjolle duke inspektuar makinën e dyshuar në Cambrils

Policia spanjolle ndalon sulmin e dytë pas 13 të vrarëve në Barcelonë

07:35, 18/08/2017
A+ Aa A-

Policia Spanjolle njoftoi se ka vrarë pesë persona në qytetin Cambrils për të ndaluar një sulm të dytë me furgon pas sulmit të mëparshëm në Barcelonë, pwrcjell nga BBC, Syri.net.

Sulmuesit kishin veshur jelekë me eksplozivë, tha Policia.

13 persona u vranë dhe dhjetra u plagosën kur një furgon u fut në mes të turmës në zonën Las Ramblas të enjten pasdite. Shoferi i kamionit iku dhe është ende i lirë.

Kryeministri Mariano Rajoy tha se ishte një sulm xhihadist.

Autoritetet tani po e lidhin sulmin në Barcelonë dhe Cambrils me një shpërthim në një shtëpi të mërkurën në mbrëmje ën qytetin Alcanar ku një person mbeti i vdekur. Atëherë shefi i Policisë Josep Lluis Trapero tha se banorët e saj kishin përgatitur një pajisje shpërthyese. /Syri.net

NE FOTOT: VENDET KU NDODHEN SULMET DHE PERSONI QE MORI ME QERA MAKINEN PER VRASJE

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco