Paralajmëron Rusia: Ja çfarë do të ndodhë nëse SHBA sulmon Korenë e Veriut

Paralajmëron Rusia: Ja çfarë do të ndodhë nëse SHBA sulmon Korenë e Veriut

23:44, 17/08/2017
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme Ruse paralajmëroi sot se një sulm ushtarak kundër Koresë së Veriut do të sillte një tragjedi kolosale me tmerrësisht shumë civilë të vdekur.

“Të gjitha palët e përfshira në tensionet në gadishullin Korean duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë situatën në arritjen në pikën e mos kthimit”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova në një koment të publikuar nga agjencia zyrtare e lajmeve, TASS.

 “Nuk ka alternativë tjetër nga zgjidhja paqësore e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut”, shtoi ajo.

Rusia dhe Kina, që kanë marrëdhëniet më të ngushta diplomatike me shtetin e izoluar të Koresë së Veriut, janë përpjekur të nxisin një marrëveshje paqeje ku Koreja e Veriut të ndërpresë programin me armë bërthamore në këmbim të ndërprerjes nga Koreja e Jugut të stërvitjeve ushtarake me SHBA-në, njoftoi TAS.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

d18/08/2017 08:16

Eshte Koreja e Veriut me nje shtet diktatorial komunist qe ka kercenuar SHBA se do ta sulmoje ate me raketa balistike e me mbushje berthamore e jo SHBA. U miratua edhe nga Rusia edhe Kina ne Keshillin e Sigurimit te OKB, venia e sanksioneve ndaj Phenianit. Perse diktatori komunist korean nuk ka kercenuar Kinen e Rusine se do te perdore armet atomike kunder tyre, por kercenimet ja ka drejtuar vetem SHBA ? Qe ne nje konflikt ku mund te perdoren armet atomike, pasojat jane katastrofike per gjithe Azine, ne mos gjithe boten, kjo eshte nje gje qe e kupton cdo njeri e qe ne kete rast duhet te hyje ne pune dipllomacia. Por a do te guxonte te kercenonte SHBA me sulm atomik diktatori komunist Kim Jong-un, nese nuk do ta trimeronin qendrimet anti Trump te se majtes nderkombetare ?

Shto koment

Denonco