VIDEO LIVE/ Sulmi terrorist në Barcelonë, të paktën 13 persona të vdekur

VIDEO LIVE/ Sulmi terrorist në Barcelonë, të paktën 13 persona të vdekur

19:31, 17/08/2017
A+ Aa A-

Terrorizmi godet sërish Europën. Pas Londrës, Francës, Berlinit, Stokholmit dhe Turqisë këtë herë terrorizmi ka goditur Barcelonën.

Qyteti i famshëm spanjoll është tronditur pasditen e sotme, pasi një furgon ka përplasur turmën në një zonë turistike duke lënë deri tani 13 viktima (numri pritet të rritet) dhe mbi 60 persona të plagosur.

Pas përplasjes së ndodhur në sheshin ikonë “Las Ramblas” të frekuentuar shumë nga turistët, mbi 11 milionë në vit, zona është rrethuar nga forcat e sigurisë.

Por ngjarja është në vazhdim, pasi autori është larguar në këmbë pas sulmit, ndërsa raportohet se në një lokal, dy persona të armatosur po mbajnë disa pengje.

Linjat e metrosë u mbyllën menjëherë, sikurse edhe dyqanet përreth zonës, ndërsa këmbësorët vraponin nga të katër anët në kërkim të strehimeve të sigurta, ndërsa dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Kujtojmë që edhe në Nicë të Francës, Londër, Berlin dhe Stokholmit terroristët përdorën të njëjtën metodë duke përplasur turmën me makina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco