Thellohet përplasja/ Athina, deklarata lufte Turqisë!

Thellohet përplasja/ Athina, deklarata lufte Turqisë!

15:08, 17/08/2017
A+ Aa A-

Ka ardhur e menjëhershme dhe mjaft e ashpër përgjigjja e Athinës zyrtare për rihapjen e çështjes së ishujve të Egjeut nga ana e Turqisë. Pas deklaratave të djeshme të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu gjatë një interpelance në parlament, ku deklaroi se zona e disa ishujve të Egjeut ka status të kontestueshëm dhe se mes Turqisë e Greqisë nuk ka një marrëveshje për ndarjen e kufijve detarë, ka reaguar ashpër vetë presidenti grek Prokopis Pavlopulos.

Ai ka shfrytëzuar përvjetorin historik të çlirimit të qytetit të Almyros nga turqit më 17 gusht 1881,  për të lëshuar disa “deklarata lufte” ndaj Turqisë.

 "Kufijtë e Greqisë, të cilat janë edhe kufijtë e Bashkimit Evropian, me të gjitha pasojat që rezultojnë përfshi shelfin kontinental, detin  territorial dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike janë të parcaktuara qartë”, tha ai në fillim të fjalës.

Më tej Pavlopulos deklaroi në emër të shtetit Helen, se Athina nuk do të dorëzohen para asnjë shantazhi  dhe Greqia është e përgatitur për të mbrojtur kufijtë dhe sovranitetin e vendit nga armiqtë.

"Greqia sillet në politikën ndërkombëtare në përputhje me ligjet europiane dhe ndërkombëtare.  Jemi një fuqi që  punojmë për paqen dhe zhvillim në rajonin e Ballkanit Juglindor dhe në kontekstin më të gjerë të Bashkimit Evropian. Megjithatë, nëse është e nevojshme, ne, grekët, ne jemi të përgatitur për të mbrojtur në mënyrë efektive kufijtë, territorin dhe sovranitetin e vendit tonë, i cili është edhe sovraniteti i Bashkimit Evropian. Këtë të vërtetë e dinë mirë  miqtë tanë,dhe armiqtë tanë", ishte deklarata e ashpër e presidentit grek, duke e lënë për të kuptuar se Turqia është në vend armik dhe se ata janë gati për luftë.

Duke folur për rihapjen e statusit të disa ishujve në Egje që aktuakisht janë në pronësi të Greqisë, minstri I jashtëm turk Caushoglu, deklaroi:

Ne kemi njoftuar se nuk do të pranojmë situata de fakto të krijuara nga Greqia, mbi formacione gjeografike që kanë një status të kontestuar. Pikëpamjet tona u janë bërë të ditura në çdo nivel autoritetet greke dhe janë përcjellë në formën e protestës edhe nga Ministria e Jashtme në mënyrë që qëndrimi ynë të regjistrohet edhe në formë të shkruar".

Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco