VIDEO/ Pamje shokuese: Mësuesja dhe ndihmësja e saj tërheqin zvarrë djaloshin me autizëm nëpër korridore

VIDEO/ Pamje shokuese: Mësuesja dhe ndihmësja e saj tërheqin zvarrë djaloshin me autizëm nëpër korridore

21:49, 16/08/2017
A+ Aa A-

Momenti tronditës, kur një mësuese së bashku me një ndihmëse kanë zvarritur një shtatëvjeçar me autizëm përmes korridoreve të një shkolle është kapur nga kamerat e sigurisë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë nëna e djaloshit, Bonnie McKean, ajo që ka publikuar së fundmi videon e incidentit të ndodhur më 8 maj në Crestline, Ohio, duke treguar dy punonjës të shkollës duke zvarritur djalin e saj Corbin Kemle nëpër korridore.

Videoja thuhet se u përhap me të madhe, pasi McKean e shpërndau atë në Facebook, ku është parë me mijëra herë.

“Ishte e gabuar mënyra se si u trajtua djali im”, citohet të ketë thënë McKean për mediat e huaja, duke lejuar gjithashtu që pamjet të shfaqen edhe në rrjetet televizive.

Mësuesja dhe ndihmësja e saj të treguar në pamje janë vendosur në pushim administrativ, por nuk janë akuzuar për një krim në incident. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco