Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kryestrategu i Donald Trump nuk i ka punët mirë...flitet për shkarkimin e tij

Kryestrategu i Donald Trump nuk i ka punët mirë...flitet për shkarkimin e tij

08:55, 16/08/2017
A+ Aa A-

Kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Bannon, sipas informacioneve të medieve ndoshta ndodhet pak para shkarkimit. Si shkak shihen deklaratat e Presidentit Trump për dhunën ekstremiste të djathtë në Virginia.

Nga Deutsche Welle

Sipas informacioneve të kanalit televiziv CNN, John Kelly, shefi i ri i shtabit në Shtëpinë e Bardhë dëshiron ta heqë qafe sa më parë Stephen Bannon-in. Këtë e bënë të ditur në kushte anonimiteti një bashkëpunëtor aktual dhe një bashkëpunëtor i larguar i Presidentit. Kanali televiziv, CBS madje përcaktoi edhe një kornizë kohore. Ai raportoi duke iu referuar një burimi, që nuk e përmendi, se Bannon mund të largohet nga posti që në fund të javës.

Shkak është kritika e Presidentit të SHBA, Donald Trump ndaj dhunës ekstremiste të djathtë në Virginia. Vetëm pas presionit masiv nga brenda dhe jashtë vendit u distancua Trumpi nga dhuna ekstremiste e djathtë në Charlottesville. Dy ditë më parë ai deklaroi vetëm se për dhunën janë përgjegjëse "shumë palë". Kjo i solli atij ndër të tjera kritikë të ashpër edhe nga kampi i tij.

Bannon thuhet se ka kontakte me organizata të djathta

Shumë shohin pas deklaratave fillimisht ngurruese të Presidentit të SHBA, dorëshkrimin e kryestrategut të tij Bannon. Kritika që bëhet është se deklaratën e tij të parë, e cila nuk i vinte emër të qartë terrorit nga e djathta, Trumpi e pati formuluar të tillë për të mos lënduar ekstremistët e djathtë dhe racistët në radhët e mbështetësve të tij. Pas saj, sipas kritikëve, ndodhet Bannon-i.

Ish-shefi nacionalist i djathtë i portalit "Breitbart News" konsiderohet si një nga kokat pas luftërave për pushtet në Shtëpinë e Bardhë. Portali i dikurshëm i internetit i Bannonit kritikohet se ka ndikuar në forcimin e lëvizjes antisemite dhe raciste Alt-Right.

Por duke folur para reporterëve në lobin e Trump Tower në New York të martën, Trump tha se Bannon "është njeri i mirë, nuk është racist". "Do të shohim se çfarë do të ndodhë me të", tha Trumpi, duke e lënë të hapur të ardhmen e Bannon-it. Sipas tij, marrëdhëniet racore në SHBA janë përmirësuar që kur ai ka ardhur në pushtet. Trump përsëriti se dhuna në Charlottesville erdhi nga të dyja palët dhe se përfaqësuesit e të majtëve i patën sulmuar të djathtët.

Lidhja me organizatat djathtiste

63-vjeçari Bannon shihet shpesh në lidhje me organizata djathtiste nga më të ndryshmet, të cilat mblidhen nën emrin "Alt-Right". Pjesë të rëndësishme të agjendës politike të Trumpit janë lufta kundër emigrimit "të tepërt" dhe një luftë kulturore e Perëndimit "të krishterë" kundër pjesëve të tjera të botës.

Mësohet se Bannoni ka disa kohë që e ka humbur ndikimin. Sipas të dhënave, Trumpi takohet vetëm një herë në javë me kryestrategun e tij; Bannoni është dërguar në një lloj "internimi të brendshëm", raporton "New York Times".

Sipas një informacioni të kësaj gazete, Rupert Murdoch pati kërkuar që para dhunës në Charlottesville Trumpit që ta largojë nga posti kryestrategun e tij. Presidenti i SHBA e pati kundërshtuar sipas këtij informacioni vetëm me gjysmë zemre këtë kërkesë. Njëkohësisht ai është shprehur i zhgënjyer nga Bannoni. Shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly sipas këtij informacioni ka paralajmëruar se nuk do t'i durojë më intrigat në Shtëpinë e Bardhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Breitbart16/08/2017 11:12

Adrew Breitbart qe themeloi Breitbart News ishte hebre dhe vete portali mbeshtet Izraelin! Si ka mundesi qe qenka Bannon krijues i antisemitizmit? Ne te djathtet shohim tek syri nje portal pro Trump

Shto koment

Denonco