Më shumë se 600 000 sirianë rikthehen në shtëpitë e tyre

Më shumë se 600 000 sirianë rikthehen në shtëpitë e tyre

08:18, 16/08/2017
A+ Aa A-

Më shumë se 600 000 sirianë, që ishin larguar nga banesat e tyre për shkak të luftës, janë rikthyer në periudhën janar dhe korrik 2017, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (OIM).

Në një komunikatë të publikuar në Gjenevë, agjencia e OKB-së theksoi se 84 për qind e 602 758 sirianëve ishin të shpërngulur të brendshëm, që nuk ishin larguar nga vendi, por ishin strehuar në zona më të qeta në Siri.

Të tjerët (16%) ishin refugjatë në vendet fqinje, si Turqia, Libani, Jordania apo Iraku dhe janë rikthyer në vendin e tyre.

Sipas OIM-së, rreth 27 për qind e të shpërngulurve të rikthyer në Siri kanë deklaruar se e kanë bërë këtë për të mbrojtur pronat ose të mirat materiale të tyre dhe 25 për qind kanë përmendur përmirësimin e situatës ekonomike në vendin e tyre të origjinës.

Mes arsyeve të tjera të rikthimit të përmendura figurojnë edhe përkeqësimi i situatës ekonomike atje, ku sirianët ishin strehuar (14%), problemet sociokulturore (11%), si dhe përmirësimi i situatës në çështjet e sigurisë në vendin e tyre (11%)./TRT

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco