Trump dënon ashpër protestat raciste

Trump dënon ashpër protestat raciste

21:15, 14/08/2017
A+ Aa A-

U deshën 2 ditë dhe kritika nga të gjitha anët, por më në fund presidenti amerikan Donald Trump dënoi dhunën me sfond racist në Sharlotsvill të Virxhinias të shtunën.

Në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të hënën, numri një i Uashingtonit e cilësoi racizmin si diçka të keqe dhe tha se ata që shkaktojnë dhunë në emër të tij janë kriminelë.

"Racizmi është i keq, ata që shkaktojnë dhunë në emër të tij janë kriminelë e banditë përfshirë Ku Klux Klan, neo-fashistët, supermacistët e bardhë e grupe të tjera që tregojnë neveri ndaj çdo gjeje që ne si amerikanë e kemi të shtrenjtë. Ne jemi një vend i themeluar mbi të vërtetën se të gjithë jemi të barabartë", u shpreh presidenti amerikan.

Trump i bëri komentet pas takimit me Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions dhe drejtorin e FBI-së Christopher Wray lidhur me dhunën në Sharlotsvill.

Një 32 vjeçar humbi jetën dhe 19 të tjerë u plagosen në sulmin me makinë gjatë protestave kundër një tubimi të supermacistëve të bardhë.

James Alex Fields 20 vjeç, u akuzua të hënën për vrasje e plagosje. Ai thuhet të ketë simpati për nazistët. Presidenti Trump ka qenë në shënjestër të kritikave për komentet e bëra të shtunën, kur u shpreh se për dhunën në Sharlotsvill duhet të fajësohen “shumë palë”, por duke mos veçuar supremacistët e bardhë apo ndonjë grup tjetër urrejtjeje, edhe pse disa ligjvënës republikanë dhe të tjerë në Shtëpinë e Bardhë i dënuan ata me emër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco