Australi, kërkohet heqja e sekretit të rrëfimit për rastet e abuzimeve me fëmijët

Australi, kërkohet heqja e sekretit të rrëfimit për rastet e abuzimeve me fëmijët

18:36, 14/08/2017
A+ Aa A-

Klerikët katolikë duhet të përballen me padi kriminale nëse nuk raportojnë abuzimet seksuale që i tregohen atyre gjatë rrëfimit.

Ky është rekomandimi i një paneli në Australi dhe përfshihet mes 85 propozimeve të reja pas një hetimi 4-vjeçar për abuzimin institucional në vend. Anëtarët e panelit thanë se gjatë punës së tyre dëgjuan histori të frikshme abuzimi që nuk iu raportuan kurrë autoriteteve përkatëse. 

Komisioni Mbretëror për Reagimin Institucional ndaj Abuzimit Seksual të Fëmijëve e nisi punën e tij në vitin 2013 dhe dëgjoi dëshmitë e mijëra viktimave. Sipas komisionit, propozimet e tij do t’i kalojnë tashmë ligjvënësve. Anëtarët e komisionit thanë se në shumë raste, priftërinjtë pedofilë treguan gjatë rrëfimit se çfarë kishin bërë, duke e ditur se sekreti i tyre nuk do t’i shkonte policisë. 

Gjatë hetimit, komisioni zbuloi se 7% e priftërinjve katolikë të Australisë abuzuan me mijëra fëmijë gjatë viteve 1950 deri në 2010. Propozime të tjera të komisionit përfshijnë ndryshimin e teknikave të policisë për marrjen në pyetje si dhe metoda për të pakësuar traumën e viktimave gjatë dhënies së dëshmive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco