VIDEO/ Rrëshkitje e madhe dheu në Sierra Leone, varrosen nën baltë shtëpi dhe qindra persona

VIDEO/ Rrëshkitje e madhe dheu në Sierra Leone, varrosen nën baltë shtëpi dhe qindra persona

15:04, 14/08/2017
A+ Aa A-

Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë bllokuar në shtëpitë e tyre pas një rrëshkitjeje dheu pranë kryeqytetit të Sierra Leone, Freetown, njofton sot BBC, përcjell Syri.net.

Një kodër në zonën Regent u shemb të hënën në mëngjes pas shirave të dendur që lanë shumë shtëpi të mbuluara krejtësisht nga balta.

Një gazetar i BBC në vendin e ngjarjes tha se shumë njerëz mund të kenë qënë në gjumë në momentin kur ndodhi rrëshkitja.

Zyrtarët thonë se është ende herët për të dhënë numrin e saktë të viktimave.

Imazhet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njerëzit që kalojnë përmes ujit dhe baltës brenda dhe jashtë kryeqytetit Freetown.

Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shpëtojnë njerëzit që janë bllokuar në shtëpitë e tyre, njofton Telegrafi i Sierra Leone.

Përmbytjet nuk janë të pazakonshme në Sierra Leone, ku shtëpi të paqëndrueshme rregullisht shemben nga reshjet e dendura.

Në vitin 2015, Freetown përjetoi përmbytje vdekjeprurëse të shkaktuara nga shirat e musonit që vrau 10 persona dhe la mijëra pa strehë. /SYRI.NET

     


     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco