Lordi meksikan i drogës, El Chapo, ka një hall

Lordi meksikan i drogës, El Chapo, ka një hall

13:54, 14/08/2017
A+ Aa A-

Lordi meksikan i drogës dhe artisti i arratisjeve, Joaquin “El Chapo” Guzman, dëshiron të punësojë avokatë të rinj mbrojtës në rastin e trafikimit të drogës, në të cilin ai po gjykohet në SHBA.

Guzman do të dalë sot para gjykatës federale në Brooklyn, ku gjykatësi pritet t’iu adresohet pyetjeve rreth asaj nëse “El Chapo” mund t’i zëvendësojë gjykatësit mbrojtës publikë me gjykatës privatë, transmeton Express.

Ekipi i tij ligjor aktual ka kërkuar siguri nga prokurorët se nëse ai i punëson avokatët privatë, qeveria nuk do të kërkojë më vonë që të konfiskohen pagesat ligjore bazuar në argumentet se paratë kishin ardhur nga përfitimet e tij prej 14 miliardë dollarë nga droga.

Meksika e ekstradoi Guzmanin në SHBA në janar të këtij viti, ku ai u deklarua i pafajshëm për akuzat se operacioni i tij për trafikim të drogës, karteli Sinaloa, shpërlau miliarda dollarë dhe pa një fushatë të pamëshirshme të vrasjeve dhe rrëmbimeve.

Mbrojtja ka pohuar se ai po mbahet në kushte jonjerëzore dhe tejet kufizuese në burgun e sigurisë së lartë në Manhattan, i cili është i njohur për strehimin e të terroristëve dhe mafiozëve të dyshuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco