Terrorizmi godet Burkina Faso: vriten 17 persona

Terrorizmi godet Burkina Faso: vriten 17 persona

13:05, 14/08/2017
A+ Aa A-

Së paku 17 vetë janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur nga sulmi i dyshuar terrorist në një restorant në kryeqytetin Ouagadougou, në Burkina Faso, ka njoftuar sot qeveria e këtij vendi.

Në njoftim po ashtu, theksohet se sulmi ka ndodhur mbrëmë vonë dhe se kombësia e të vrarëve ende nuk është konfirmuar, sipas REL. Zyrtarë të lartë thanë se pjestarët e sigurisë i kanë vrarë tre sulmues, por disa njerëz janë ende të bllokuar në ndërtesë.

Dëshmitarët thanë se së paku tre persona të armatosur kishin arritur në një restorant turk me një makinë dhe kishin hapur zjarr kundër klientëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco