Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Në pritje të eklipsit

Në pritje të eklipsit

18:23, 13/08/2017
A+ Aa A-

“Depoe Bay” në Oregon po përgatitet për eklipsin e parë të plotë që do të shihet në Shtetet e Bashkuara në një shekull, e banorët e qytetit të vogël bregdetar po e përjetojnë këtë si të ishte një katastrofë natyrore.

Qyteti me 1.500 banorë, që ka vetëm një semafor, është afër pikës ku eklipsi i plotë do të shfaqet së pari më 21 gusht, për të vijuar më pas përmes 14 shteteve deri në Atlantik. E gjithë kjo ka rritur frikën për një dallgë të pazakontë vizitorësh, që do t’i drejtohen “Depoe Bay” për të qenë të parët që do të shohin eklipsin e plotë.

Eklipsi i plotë ndodh kur hëna kalon para diellit, duke bllokuar dritën e tij e duke shfaqur një kurorë përreth perimetrit të saj. Pas jo më shumë se dy minutash, fenomeni do të përfundojë ndërsa eklipsi do të zhvendoset drejt lindjes, në udhëtimin e tij nga bregu në breg.

“Depoe Bay është në linjën qendrore të eklipsit dhe fenomeni nuk do të përsëritet për të paktën 100 vite të tjera. Por, për qytetin tonë, ndoshta një gjë e tillë nuk do të ndodhë as për 1.000 vite të tjera. Ndaj unë kam vendosur të dizenjoj një bluzë dhe njerëzit do ta kenë atë si kujtim për të gjithë jetën”, tha Pat O’Connell.

Ai ka shitur 5.000 bluza të tilla vetëm në 5 javë. Falë afërsisë së “Depoe Bay” me linjën kryesore gjeografike ku do të shënohet fenomeni, kryebashkiakja Barbara Leff thotë se përgatitjet për tërmet apo cunam janë bërë tashmë nga banorët.

“Ky komunitet është përgatitur për një katastrofë të madhe dhe shumë prej përgatitjeve për eklipsin e radhës në një farë mënyre pasqyrojnë ato përgatitje. Shpresojmë se do të jemi plotësisht të përgatitur për gjithçka”, tha Barbara Leff, kryebashkiake. Por sfida më e madhe për kryebashkiaken është të parashikohet sesa vizitorë do të vijnë në qytet.

Spektakli është i pari në 99 vite që do të përshkojë tërë Shtetet e Bashkuara, vendin me popullatën e tretë më të madhe në botë. Ai do të jetë edhe i pari eklips i plotë diellor, që do të mund të shihet në 48 shtete amerikane që nga viti 1979. Dhomat nëpër hotelet e qytetit janë prenotuar prej muajsh dhe pritet që disa qindra mijëra vetë të mbërrijnë atje.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco