Përplasje trenash në Egjipt, 36 viktima e 120 të plagosur

Përplasje trenash në Egjipt, 36 viktima e 120 të plagosur

19:16, 12/08/2017
A+ Aa A-

Të paktën 36 persona humbën jetën në Egjipt, si pasojë e përplasjes së dy trenave pasagjerësh.

Një prej trenave ishte nisur nga Kajro dhe tjetri nga Port Said, kur u përplasën kokë më kokë në qytetin bregdetar të Aleksandrias.

Ekipet e emergjencave vërshuan me nxitim në vendngjarje, ndërsa mësohet se shumë prej të plagosurve, që janë me dhjetëra, u nxorën nga vagonët e dëmtuar nga banorët e zonës.

Nuk është i qartë shkaku i aksidentit, por mediet lokale raportojnë se fakti që ishin në të njëjtën shinë sugjeron një gabim njerëzor.

Ministria egjiptiane e Transportit urdhëroi nisjen e menjëhershme të hetimit, ndërsa lajmëroi se numri i të plagosurve i kalon 120.

Spitalet rreth zonës së aksidentit janë vënë në gjendje gatishmërie të lartë, ndërsa të plagosurit po dërgohen drej tyre.

Aksidentet vdekjeprurëse të trenave janë tejet të rrallë në Egjipt, por jo të padëgjuar. Në vitin 2002 u regjistruar tragjedia më e madhe hekurudhore në Egjipt, ku si pasojë e një zjarri në tren u vranë më shumë se 370 njerëz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco