Trump refuzon telefonatën me Maduron ”deri në rivendosjen e demokracisë”

Trump refuzon telefonatën me Maduron ”deri në rivendosjen e demokracisë”

13:12, 12/08/2017
A+ Aa A-

 Trump ka refuzuar një bisedë telefonike me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro, duke thënë se ai nuk do t’i flasë atij deri sa “demokracia të rivendoset” në Venezuelë.

“Maduro i ka refuzuar thirrjet e SHBA-së për të respektuar kushtetutën e Venezuelës, për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të drejta, për të liruar të burgosurit politikë dhe për të ndaluar shkeljet e të drejtave të njeriut”, njoftoi Shtëpia e Bardhë gjatë një deklarate.

“Në vend të kësaj, Maduro zgjodhi rrugën e diktaturës”, shtoi Shtëpia e Bardhë

“Shtetet e Bashkuara mbështesin popullin e Venezuelës përballë shtypjes së vazhdueshme të regjimit të Maduros. Presidenti i SHBA-së, Trump është i gatshëm ttë bisedojë me liderin e Venezuelës sapodemokracia të rikthehet në vend”, thuhet në deklaratë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco