Zbulojnë sekrete shtetëtore? Jo, hakerat e Koresë së Veriut vjedhin para

Zbulojnë sekrete shtetëtore? Jo, hakerat e Koresë së Veriut vjedhin para

12:35, 28/07/2017
A+ Aa A-

Hakerat e Koresë së Veriut po përpiqen gjithnjë e më tepër të vjedhin para në vend që të merren me zbulimin  e sekreteve shtetërore të vendeve të tjera, sugjeron një raport i mbështetur nga qeveria e Koresë së Jugut.

Kriminelët kibernetikë janë duke synuar institucionet financiare sepse Pheniani po përballet me sanksione të ashpra bërthamore, thotë Instituti i Sigurimit Financiar (FSI).

Përpjekjet e dyshuara për piraterinë ishin menduar deri para pak kohësh se kishin për qëllim përçarjen ose zbulimin e sekreteve të vendeve armike.

Theksojmë se Koreja e Veriut ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në sulmet kibernetike.

Vendi i varfër tani po ballafaqohet me sanksione edhe më të ashpra ndërkombëtare që synojnë ndalimin e financimit që mbështet zhvillimin e programit të saj të armëve bërthamore./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco