Tmerr në Stamboll: Stuhia e frikshme përmbyt qytetin, rrëzon pemët dhe dëmton avionët

Tmerr në Stamboll: Stuhia e frikshme përmbyt qytetin, rrëzon pemët dhe dëmton avionët

11:29, 28/07/2017
A+ Aa A-

Një stuhi e tmerrshme ka goditur Stambollin duke shkaktuar përmbytje dhe viktima.

Fotografitë tronditëse nga qyteti i njohur turk treguan dëmtimin e një avioni pasagjerësh, i cili ishte goditur me reshje të mëdha breshëri sa topa golfi.

Të paktën dhjetë persona janë plagosur nga shiu i rëndë, breshëri dhe erërat e forta që rrëzuan pemë dhe përmbytën rrugët e qytetit.

Kanali televiziv “NTV “tha se një pjesë e varrezave të bashkësinë së krishterë armene ishte shkatërruar nga stuhinë e së enjtes.

Pamjet të tjera tregojnë ekipet e shpëtimit dhe banorët që ndihmonin njëri-tjetrin për të hequr disa gurë duke kërkuar disa persona që mund të ishin zënë brenda rrënojave./SYRI.net/ 

 


 

 


 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco