Merr fund ‘mbretërimi’ i Bill Gates! Ky është tashmë njeriu më i pasur në planet

Merr fund ‘mbretërimi’ i Bill Gates! Ky është tashmë njeriu më i pasur në planet

11:04, 28/07/2017
A+ Aa A-

Nëse mendoni se Bill Gates është njeriu më i pasur në planet na lejoni t’ju themi se e keni gabim.

Pas një rekord të mbajtur për shume vite, drejtuesi i Microsoft, ka zbritur në vend të dytë.

Tashmë njeriu më i pasur në botë është drejtuesi i Amazon, Jeff Bezos.

Sipas ‘Forbes” pasuria e tij vlerësohet në 90 miliardë dollarë, ose 500 milionë më shumë sesa ajo e Gates, shkruan syri.net. Lëvizjet në bursë të martën, rritën aksionet e Amazon me 1.6% që e përkthyer në pasuri të shtuar për Bezos shkon në 1.4 miliardë dollarë më shumë.

Gates kryesonte listën e revistës Forbes për 18 vjet në 23 vitet e fundit por duket se tashmë mbretërimit të tij i ka ardhur fundi. /SYRI.net/ 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco