Juncker i bie telefoni gjatë konferencës : Duhet të jetë gruaja...oh, qenka Merkel

Juncker i bie telefoni gjatë konferencës : Duhet të jetë gruaja...oh, qenka Merkel

10:12, 28/07/2017
A+ Aa A-

Si rrallë ndonjëherë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Clod Juncker, është bërë pjesë e një situate të sikletshme , gjatë të cilës tregoi një anë të tij që shumë pak e njohin.

Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, Presidentit të komisionit i ra telefoni të cilin e kishte në pallto.

“Duhet të jetë gruaja”, tha ia me shaka duke nxjerrë telefonin nga xhepi.

“Oh...qenka Merkel”,shtoi ai më pas duke shkaktuar të qeshura jo vetem tek kolegët e tij por edhe tek gazetarët e pranishëm.

Nuk e dimë për cfarë i ka telefonuar Kancelarja gjermane Angela Merkel, por përderisa ka vendosur të ndërpresë konferencën e cila po transmetohej “live”, duhet të ketë qenë dicka e rëndësishme./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco