Rusi, sherr për Stalinin në orën e historisë, hapet debat publik

Rusi, sherr për Stalinin në orën e historisë, hapet debat publik

09:58, 28/07/2017
A+ Aa A-

Një gjykatë në Perm po shqyrton librin shkollor të një profesori historie. A janë represionet në kohën e Stalinit "temë e dëmshme për shëndetin" e nxënësve rusëë"

Nga Deutsche Welle

Mësimi i historisë për represionet e Stalinit i dëmton nxënësit, mendojnë autoritete. Shkak për debatin është një libër shkollor të Andrej Suslovit. Ai është profesor historie në Universitetin e Shkencave Shoqërore dhe Pedagogjike në Perm. Autoriteti mbikqyrës rus në fushën e komunikimit (Roskomnadsor) e pati futur në listën e zezë librin, sepse "dëmton shëndetin e fëmijëve".

Autoritetet ruse ndërhyjnë gjithnjë e më shumë në diskursin e historisë. Shkas për këtë është këndvështrimi i pushtetit në Kremlin, sipas të cilit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik Rusia e tronditur prej krizave sërish duhet të bëhet një "shtet i madh". Për ta mbështetur ideologjikisht këtë pretendim, ata i kthehen historisë dhe i referohen stalinizmit. Librat shkollorë duhet të nxisin "edukimin patriotik". Qysh më 2007 ish-presidenti dhe president i sotëm i Rusisë Vladimir Putin udhëzoi botimin e një libri historie, në të cilin Stalini cilësohet si "udhëheqësi më i sukseshëm sovjetik i të gjitha kohërave". Në të gjitha këto libra Stalini paraqitet si patriot dhe modernizues. E në to anashkalohet numri i pamasë i viktimave të kolektivizimit të dhunshëm të bujqësisë dhe industrializimi i shfrenuar si dhe terrori masiv i viteve 1930. Diktatura komuniste legjitimohet nga pretendimi, se në raportet e asaj kohe kjo ka qenë e nevojshme. Në këtë mënyrë edhe Putin do të legjitimojë sundimin autoritar.

Autori ka paditur autoritetin mbikqyrës

Në bisedë për DW Suslov thotë, se librin shkollor e ka shkruar bashkë me një kolege të tij. Ky libër u botua nga organizata jo komerciale ruse "Qendra për formimin politik dhe të drejtat e njeriut." "Libri është konceptuar për nxënës të klasave të larta dhe mund të përdoret edhe jashtë programit mësimor. Ai undihmon mësuesve dhe nxënësve të njihen me me historinë e stalinizmit dhe të pasojave të këtij sistemi", thotë Suslov. Në libër rekomandohen vende ekskluzive, që janë të lidhura me represionet politike.

Gjatë prezantimit të librit Ministria e Arsimit në rajonin Perm pati ofruar, që libri të publikohet në faqen e internetit të ministrisë, gjë që edhe kështu u bë. Por pasi Roskomnadsor e klasifikoi librin si "të dëmshëm për shëndetin e fëmijëve" ai u zhduk menjëherë nga faqaj e internetit. Prokuroia kërkoi gjithashtu nga "Qendra për formimin politik dhe të drejtat e njeriut", që ta plotësojë librin me udhëzimin për përdorim nga mosha 18 e sipër. Suslov dhe qendra si rrjedhojë ngritën padi ndaj autoritetit të mbikqyrjes në qarkun Perm.

"Shpëlarje truri në interes të sponsorizuesve të huaj"

Suslov thotë, se aktivitët e lëvizjes "Sut vremeni" (qenia e kohës) iu sulën atij kundër librit. Ata kanë shkruar shumë letra tek autoritetet e ndryshme. Verën e vitit 2016 Dmitrij Usun ngarki ekspertë të akredituar në Roskomnadsor që të përpilojnë një ekspertizë për librin. Suslov mendon, se Usun është i lidhur me lëvizjen "Sut vremeni". Ekspertët arritën në përfundimin, se "libri nxit bindje armiqësore ndaj shoqërisë dhe shtetit".

Pavel Gurjanov ng lëvizja "Sut vremeni" në Perm i tha DW-se, se e përshëndet vendimin e Roskomnadsor. "Puna e qendrës për formimin politik dhe të drejtat e njeriut" me të tilla metoda mësimdhënieje është vetëm një mantel për të kamufluar shpëlarjen ideologjike dhe politike të trurit tek fëmijët në Perm, e kjo bëhet në interes të sponzoruesve të huaj të kësaj organizate", thotë ai..

Aktivitstët e të drejtave të njeriut kriitkojnë autoritetet

Aleksandr Verchovskij, drejtues i Qendrës së Moskës për të Drejtat e Njeriut "Sova" i tha DW-së, se është krejtësisht e paqartë, përse autoriteti mbikqyrës Roskomnadsor ka ndërhyrë në këtë grindje. Ky autoritet në fakt është përgjegjës për mbikqyrjen e mediave. "Kjo është një ëështje që ka të bëjë me pedagogjinë. Për këtë duhej të kishte vendosur ministri i arsimit", thotë Verchovskij.

Që ka libra, të cilët dëmtojnë fëmijët,  kjo ekzsiton, thotë Irina Shtsherbakova nga Organizata e të Drejtave të Njeriut "Memorial". Por kjo nuk vlen për librin mësimor të Suslovit. "Të dëmshëm janë librat, që përhapin mite ideologjike dhe gënjeshtra", thekson ajo për DW. Një "zbukurim i kohës së Stalinit" ajo e konsideron të rrezikshëm. Përmes kësaj mund të krijohej përshtypja, që dhuna ndaj njerëzve është e lejushme në ëfarëdolloj forme, vëren ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco