Përpjekja për të zëvendësuar ‘Obamacare’ dështon sërish pas seancave dramatike në senat

Përpjekja për të zëvendësuar ‘Obamacare’ dështon sërish pas seancave dramatike në senat

08:34, 28/07/2017
A+ Aa A-

Përpjekja e fundit për të shfuqizuar aktin e kujdesit shëndetësor të hatuara nga Ish-presidenti Barack Obama ka dështuar sërish pas një mbrëmje dramatike në Senatin amerikan.

Të paktën tre republikanë, John McCain, Susan Collins dhe Lisa Murkoëski, votuan kundër projektligjit, i cili kishte nevojë për një shumicë të thjeshtë për të kaluar.

Senatorët votua me 51 vota pro në 49 kundër, raporton "BBC"

I ashtuquajturi shfuqizim i "dobët"është përpjekja e tretë e Presidentit Trump për të shfuqizuar Obamacare.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit,republikani Mitch McConnell e përshkroi seancën si një "moment zhgënjyes".

Seanca u vonua pasi republikanët e Senatit mbajtën një mbledhje procedurale para votimit ku u përpoqën t'i bindnin anëtarët e tyre që të votonin për shfuqizimin e Obamacare.

Zëvendëspresidenti Mike Pence u pa duke biseduar me zotin McCain për më shumë se 20 minuta.

Por McCain iu afrua një grupi demokratësh, të cilët dukeshin të lumtur ta shihnin në mesin e tyre./SYRI.net/ 

Image

Senatori John McCain, i cili votoi kunder shfuqizimit te "Obamacare"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco