Rreziku nga robotët, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg në debat për inteligjencën artificiale

Rreziku nga robotët, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg në debat për inteligjencën artificiale

13:41, 26/07/2017
A+ Aa A-

Miliaderët e teknologjisë Elon Musk dhe Mark Zuckerberg kanë nisur një debat publik për inteligjencën artificiale dhe Musk i cilësoi njohuritë e Zuckerberg në këtë fushë të kufizuara.

Terreni për sherrin mes dy peshkopëve u krijua nga Musk, shefi ekzekutiv i Tesla dhe Space X, i cili në fillim të muajit kërkoi regullatore të ashpra për inteligjencën artificiale, sepse si shumë shkencëtarë të tjerë, ai beson se ajo përbën një kërcënim serioz për ekzistencën e njerëzimit.

“Unë vazhdoj që t’i bie këmbanës së alarmit, por derisa njerëzit të shohin robotët në rrugë duke vrarë njerëz, nuk do të dinë si të reagojnë”,­deklaroi Musk gjatë një mbledhje me guvernatorë amerikanë.

Musk thotë se njerëzit do të bëhen qytetarët të klasit të dytë në një të ardhme të dominuar nga inteligjenca artificiale, ose që do të përballemi me një revoltë robotës në stilin terminator. Por Zukerberg i ka cilësuar komente të tilla si të papërgjegjshme. I pyetur nga mediat për pikpamjet e Elon Musk, Zuckerberg tha se ai është optimist për inteligjencës artificiale dhe se ata që e kundërshtojnë po ndalojnë përparimin teknologjik. Sipas Zukerberg, komentet e Musk janë negative dhe të përpërgjegjshme.

Reagimi i Musk ishte i menjëhershëm dhe përmes një postimi në Twitter ai tha se Zukerberg ka dijeni të kufizuara në fushën e inteligjencës artificiale, shkruan politiko.net. Debati për inteligjencës artifiale është mjaft i madh, por zërat më të fortë të teknologjisë së shkencës si Bill Gates apo Stephen Hawking janë kundër saj pasi mendojnë se do të shënojë fundin e njerëzimit. Të paktën, filmat që e parashikojnë këtë, nuk mungojnë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco