FOTO/ Zjarre të tërbuar në Francë nxisin evakuimin e mijëra banorëve

FOTO/ Zjarre të tërbuar në Francë nxisin evakuimin e mijëra banorëve

11:08, 26/07/2017
A+ Aa A-

Zjarret në juglindje të Francës kanë bërë të detyrueshëm evakuimin e mbi 10 mijë njerëzve gjatë natës, njofton BBC, përcjell Syri.net. Qindra zjarrfikës janë duke luftuar me zjarret pramë Bormes-les-Mimoses në rajonin Provencë-Alpse-Cote d’Azur.

Franca iu kërkoi ndihmë vendeve fqinjë europiane që ta ndihmonin në shuarjen e zjarreve.

Evakuimet, së paku të të dhjetëmijë personave, erdhën pas përparimit të zjarrit,’ tha një zyrtar i Zjarrfikëseve për agjensinë e lajmeve AFP.

Një nga zjarret më të rëndë shpërtheu pranë vendpushimit aq popullor Saint-Tropez.

Në Corsika, qindra banorë janë evakuar nga shtëpitë.

Në përgjithësi, më shumë se katërmijë zjarrfikës dhe trupa ushtarake po tentojnë të shuajnë flakët që nga e hëna.

Të paktën 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 oficerë të policisë janë prekur nga thithja e tymit.

Një turiste britanike, Lisa Minot, që qëndronte në kampin e pushimit Provence-Alpes-Côte d'Azur, tha për BBC se kishte parë avionë që merrnin ujë nga deti dhe pastaj shkonin drejt tymit të zi.

Zonja Minot tha se autoritetet vendore u kishin kërkuar pushuesve që të qëndronin në plazh pasi nuk kishin shumë siguri tek kampingu. Ajo shtoi se ata kishin dëgjuar se disa kampingje ishin shkatërruar nga zjarret./BBC/Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco