Trump pati vërejtje, por sanksionet kundër Rusisë u votuan në shumicë Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese Paul Ryan

Trump pati vërejtje, por sanksionet kundër Rusisë u votuan në shumicë

08:37, 26/07/2017
A+ Aa A-

Dhoma Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara me shumicë bindëse të votave, mbrëmë i ka forcuar sanksionet e reja kundër Rusisë, përkundër vërejtjeve nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ligjvënësit kanë votuar me 419 vota për dhe vetëm 3 kundër, ndërsa ky legjislacion është mbështetur fuqishëm nga republikanët e zotit Trump dhe demokratët.

Tash pritet që ky legjislacion të kaloj edhe në Senat, e pastaj t’i dërgohet Shtëisë së Bardhë për nënshkrim nga presidenti Trump.

Të dy dhomat pritet se kanë numër të mjaftueshëm të votave për ta mbizotëruar veton e mundshme të presidentit ndaj këtij legjislacioni, me të cilin, po shtu, imponohen sanksione të reja kundër Iranit dhe Koresë Veriore.

Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese, Paul Ryan, tha pas votimit se pakoja e sanksioneve “i shtrëngon bulonat në armiqtë tanë më të rrezikshëm me qëllim që Amerika të mbahet e sigurt”.

Pas votimit, Shtëpia e Bardhë tha se “derisa presidenti i mbështet sanksionet e ashpra kundër Koresë Veriore,Irani dhe Rusisë”, ai po e shqyrton këtë legjislacion dhe po pret ta ketë verzionin final, që kalon në Senat, para se të vendos për ta nënshkruar ose për t’i dhënë veto.

Këto sanksione janë pritur me kritika nga Rusia dhe nga disa aleatë amerikanë në Bashkimin Evropian, që kanë tërhequr vërejtjen se sanksionet do të ndërhyjnë në projektet kryesore energjetike në Evropë./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dikush26/07/2017 11:04

Nuk mund te flas me kompetence se kush lider perendimor ka mbajtur me Putinin e Rusise qendrim liberal e kush ka mbajtur me te qendrim te prere sa i takon politikes. Por per mendimin tim me duket se shtrirja e sanksioneve politike ne fushen e embargos tregetare, nuk ka pasur ndonje rezultat sa i takon dobesimit te influences politike ne vendet e tyre te lidereve me prirje diktatoriale. Embargot tregetare kane dobesuar me se shumti nivelin e jeteses se qytetareve te thjeshte, te ketyre shteteve diktatoriale e po ashtu keto embargo kane demtuar edhe popujt e vendeve demokratike. Eshte ne interesin e popujve te gjitha vendeve, shkembimi tregetar pasi qofte Rusia apo cilido vend tjeter me prirje antidemokratike, kane hapsira e mundesira te medha konsumi qe me nje tregeti te lire me vendet e zhvilluara, shtojne prodhimin e zhvillimin ekonomik e si pasoje rrisin edhe nivelin e jeteses se popujve. Enbargo te plote vendet me qeveri diktatoriale, duhet te kene vetem ne tregetimin e paisjeve ushtarake. Por qarkullimi tregetar i mallrave te perdorimit te perditshem e industrial, mund te sherbeje edhe si "eksport" i vlerave te demokracise perendimore e nje publicitet i arritjeve te tyre ekonomike. Mund te behet kujdes ne mareveshjet tregetare me Kinen, per te mos i lene asaj mundesine e mbytjes se tregut boteror me mallrat e saj te cilesise se ulet e me shumice dominuese, por cne qe te shqetesohemi qe mallrat e SHBA apo vendeve te zhvilluara industriale ti shkojne hapsires se madhe te Federates ruse e konsumatoreve qindra miljoneshe te saj ? Ah po ! Nese qeverite e ketyre vendeve bejne politika agresive e mbeshtesin shtete apo grupe terroriste duke krijuar zona te rrezikeshme konfliktuale e viktima te shumta njerezish te pafajshem civile, atehere me vendosmeri duhet lene menjane gjuha dipllomatike hiq e mos keput, e duhen mare veprime te drejteperdrejta te ndeshkimit, sic beri presidenti Trump qe urdheroi bombardimin e bazes se armeve kimike te Asadit, ndonese mbeshtetej nga Putini. Nese NATO do ti kishte dale perpara situates se Ukraines, nuk do te kishte guxuar Putini te pushtonte Krimene apo te sulmonte Ukrainen lindore. E provoi Rusia qe te bente karshillek me NATO-n ne luften e Kosoves, duke derguar tinezisht trupa qe pushtuan aeroportin e Prishtines, por kur e pane veten te izoluar teresisht mbrenda ketij aeroporti, ruset u terhoqen me bisht nder shale.

Shto koment

Denonco