Pheniani po përgatit testimin e një rakete tjetër ndërkontinentale

Pheniani po përgatit testimin e një rakete tjetër ndërkontinentale

22:54, 25/07/2017
A+ Aa A-

Koreja e Veriut dyshohet se po përgatit testimin e një rakete tjetër më 27 korrik, në 64-vjetorin e fundit të Luftës së Koreve, disa javë pas lëshimit me sukses të një rakete ndërkontinentale (ICBM), njoftuan sot mediat amerikane dhe koreano-jugore.

“Ekziston një mundësi e madhe që Koreja e Veriut të kryejë testimin e një rakete ditën e armëpushimit më 27 korrik”, deklaroi agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap” duke shtuar se lëvizjet e automjeteve që transportojnë tubat e lëshimit të raketës (ICBM) janë parë në mënyrë të vazhdueshme në provincën e Pyonganit të Veriut (në perëndim të Koresë së Veriut).

Zyrtarët amerikanë dhe koreano-jugorë paralajmëruan se ky testim i ri mund të përfshinte një raketë tjetër ndërkontinentale.

Armëpushim përkujtohet si dita e fitores në Korenë e Veriut që shënohet me një ditë pushimi.

Në vitin 2014, Pheniani lëshoi një raketë me rreze të shkurtër veprimi Scud-B më 26 korrik.

Armëpushimi më 27 korrik 1953 i dha fund tre viteve luftime që shkatërruan gadishullin korean ndarë me një Veriu komunist aleat i Pekinit dhe Moskës dhe një Jugu kapitalist aleat i Uashingtonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco