Profeci e lashtë gjermane: Një vend në Europë do përpiqen të gjithë ta shkatërrojnë, por ai do bëhet tempull i Perëndisë!

Profeci e lashtë gjermane: Një vend në Europë do përpiqen të gjithë ta shkatërrojnë, por ai do bëhet tempull i Perëndisë!

12:38, 25/07/2017
A+ Aa A-

Një vend të shkëlqyer në jug të Evropës të gjithë do të përpiqen ta shkatërrojnë, por ai do t’i mbijetojë të gjithë dhe do të bëhet Tempull i Zotit!
Profecia e pabesueshme e një kleriku të panjohur gjerman nga shekulli i 17 flet për vendin i cili do t’i mbijetojë dy luftëra të tmerrshëm, si dhe mbi kohët e fundit! Profecia është publikuar në librin “Fshehtësitë e profecisë” dhe përshkruan shekullin 21 si më të tmerrshëm, prej gjithë shekujve, por flet edhe për vendin në jug të Evropës i cili në kohët e fundit do të jetë Tempull i Zotit.

“Në shumë vende fëmijët do të ngrihen kundër prindërve të tyre, qytetarët kundër pushtetit, fetarët kundër Zotit, gjithë njerëzimi do të luftojë kundër sistemit. Do të shkaktohet luftë e madhe, në të cilën armët vdekjeprurës do të bien nga qielli në mënyrë si kurrë nuk është parë deri tani. Do të vije deri te pushimi i përkohshëm, e më pas deri te vazhdimi edhe më i rreptë i luftës kur e gjithë bota do të kthehet përmbys. Do të vij deri te avaria monetare e deri te shkatërrimi i të mirave. Njerëzit do të jenë pa arsye dhe me pak respekt, madje edhe ndaj më të afërmit e tyre”, pretendohet në profeci, transmeton gazetametro.net.

“Gazrat helmuese dhe rrezet të cilat djegin më fort se Dielli, nëpër qiell do të fluturojnë anijet plotë bomba dhe shigjeta të tmerrshme. Yjet fluturuese dhe vdekjeprurëse si dhe flakët e sulfurit do të shkatërrojnë shumë qytete”, ky është përshkrim i adaptuar i armatimin i cili do të përdoret.

Në profeci pretendohet se shekulli 21 do të jetë më shkatërrues prej gjithë shekujve “për shkak se njerëzit të cilët janë ngritur mbi tjerë do të mendojnë se janë zotë, por populli do të ngrihet kundër tyre në çdo vend”.

Pjesa më e rëndësishme e profecisë i referohet vendit në jug të Evropës i cili do të jetë i rëndësishëm në “kohët e fundit”.

“Një vend të shkëlqyer i cili gjendet në jug të Evropës apo në Lindjen e Afërt shumica do të përpiqen ta shkatërrojnë. Ai vend do to jetë para fundit të kohës një nga më të rëndësishmit dhe nëpër atë do të thyhen shumë shtiza. Për shkak të atij vendi shumë popuj do të luftojnë, ndërsa populli i cili e popullon atë vend do të jetë disa herë para shkatërrimit të plotë. Do të krijohet nga një luftë e tmerrshme, dhe përsëri do të lind pas luftës edhe më të madhe. Kur të kalojë ajo luftë, ky vend do të lind përsëri, do ta udhëheq një mbret, i cili në fillim do të jetë njeri i urryer, e më pas të gjithë do ta duan aq shumë, saqë kur të vdes ai, të gjithë do t’i përkulen. Këtë vend shumica nuk do ta duan sepse do të dihet se Zoti në të e ka krijuar Adamin dhe aty, në kohëra të vjetra, ishte kopshti i Parajsës. Satani do të tentojë që të shkatërrojë këtë vend në shumë mënyra. Gjithmonë do të përdorë arin. Njerëzit atje janë shumë lakmitarë dhe për shkak të arit do të rrjedh shumë gjak. Në atë vend tashmë kanë ndodhur dy luftëra më të mëdha në të kaluarën dhe të dyja i kanë mbijetuar njerëzit e atjeshëm. Madona do të përpiqet që t’i paralajmërojë njerëzit për këtë, por askush nuk do ta dëgjojë”, pretendohet në profeci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t25/07/2017 16:27

profecia eshte e vertete dhe lufta fillon ne tetor dhe ky vend qe do ti mbijetoje lufterave nuk eshte askush tjeter pervec shqiperise qe evropa ka bere cmos ta shkaterroje por neve prape kemi rilindur mgjs te copetuar por ja kemi dale mbane gjithmone te mbijetojme si ne popull ashtu edhe ne gjuhe e zakone.

Shto koment

Denonco