Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

'Deutsche Welle' në sulm ndaj Macron: Ngatërron autoritetin me autoritarizmin

'Deutsche Welle' në sulm ndaj Macron: Ngatërron autoritetin me autoritarizmin

15:48, 24/07/2017
A+ Aa A-

Në skenë ka hyrë një lojtar i ri nga ata që po quhen se politikanë performatorë. Ky është Emmanuel Macron, presidenti i ri i Francës, zgjedhja e të cilit përballë nacionalistes Le Pen u prit me lehtësim në Europë.

Por disa veprime të tij nuk po shihen mirë. Madje në disa drejtime Macron po akuzohet se po sillet si autoritar. Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” i ka lënë një vend një opinionit të Barbara Wesel e cila shkruan se lëvizjet e Macron në frontin e jashtëm dhe të brendshëm nuk lënë shije të mirë. Duke i njohur presidentit aktual të Francës një stil dhe energji të re në krahasim me apatikun Holande, Wesel shton se “gjërat e vërteta do të duken pas muajit të mjaltit dhe euforisë fillestare”.

“Papritur duket se ai ka zbuluar diçka që ka qenë e qartë për një kohë të gjatë – faktin që duhet të gjejë miliarda për të plotësuar kufizimet e borxhit europian. Kjo është shumë e rëndësishme për të sepse ai do në mënyrë të dëshpëruar që të bëjë biznes me Gjermaninë dhe Bashkimin Monetar. Që ta bëjë këtë ai duhet të provojë se mund të shkurtojë shpenzimet qeveritare dhe të shtyjë përpara reformat. Ka një çmim që duhet paguar për këtë”, shkruan Wesel. Mënyra si Macron e zgjidh situatën është zhgënjyese: në vend se të bisedonte me shefin e shtabit të ushtrisë për shkurtimet buxhetore, ai e trajtoi atë si nxënës shkolle.

“Ishte shumë e varfër në stilin politik dhe shokoi shumë nga mbështetësit e tij…”, shton autorja. Prepotenca është dëshmuar si zgjidhje edhe në raport me disa probleme me kryebashkiakët në Francë. Macron deklaroi në fushatë se donte të qeveriste si Zeusi, pra me vullnet të hekurt. Diçka që i ka munguar Francës dhe fraza që konkuronin me çirrjet e Marie Le Pen. Por këtu çështja është se populizmi është një vatër infeksioni që në Europë nuk tolerohet aq shumë. Gjermania që në fakt tërheq fijet e BE-së, sot po bën edhe parashikimin “demokratik” duke përkufizuar sjelljet e gabuara ose jo, nga ato për të cilat p.sh Polonisë nuk i tolerohen më.

“Emmanuel Macron e kontrollon imazhin e tij publik në një mënyrë që nuk është parë në Francë që nga koha e Miteranit. Edhe ai thirrej “Zot” nga francezët. Por kohët kanë ndryshuar dhe presidenti i tanishëm është shumë i ri. Atë një hap e ndan nga të qenit i ekzaltuar apo qesharak. Ai po ngatërron autoritetin me autoritarizmin dhe jep përshtypjen se është intoksikuar me pushtein tij”, shton Wesel, e cila sugjeron në mënyrë miqësore:

Macron ka nevojë urgjente që të rritet, të flakë megallomaninë e tij dhe të gjej një rrugë që do t’i lejojë atij të balancojë sjelljen e vet monarkike me ushtrimin demokratik të pushtetit

Një hollësi tjetër nga ecejaket e këtij personazhi është edhe portreti shumë i madh që ka porositur për veten e që nuk përshtatet me kornizat në njësitë admnistrative. Duket se bota po kolonizohet nga kjo farë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco