Stafi i gazetës opozitare turke para gjyqit: Jeni terroristë

Stafi i gazetës opozitare turke para gjyqit: Jeni terroristë

14:27, 24/07/2017
A+ Aa A-

Shtatëmbëdhjetë gazetarë dhe menaxherë të gazetës opozitare turke “Cumhuriyet’ dolën para gjyqit nën akuzat se kishin ndihmuar një organizatë terroriste.

Nëse shpallet fajtor këtë javë, ata mund të përballen me dënime deri në 43 vjet burg. Dhjetë prej tyre janë mbajtur tashmë në paraburgim për pothuajse nëntë muaj.

Në gjykatën e Stambollit një numër i madh mbështetësish lanë balona dhe kërkuan lirimin e tyre.

Gjykata u pushtua nga kaosi kur gazetarët hynë  për fillimin e gjykimit.

Gazetari veteran i “ Cumhuriyet” Kadri Gursel i tha gjykatës se të gjitha akuzat kundër tij ishin të rreme dhe metodat e përdorura për të ndërtuar çështjen kundër tij ishin të paligjshme.

Mbështetësit e të akuzuarve janë të bindur se gjykimi është politik./SYRI.net/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco