Komisioneri i BE, Moscovici: Greqia po sheh dritë më në fund të vitesh të vështira

Komisioneri i BE, Moscovici: Greqia po sheh dritë më në fund të vitesh të vështira

12:31, 24/07/2017
A+ Aa A-

Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici u shpreh sot se Greqia po percepronte më në fund “dritë” pas vitesh të vështira, duke vlerësuar se reformat e parashtruara ndaj Athinës ishin pa dyshim mjaft të ashpra por të nevojshme.

“Greqi ka qenë në zemër të një stuhie të pabesueshme ekonomike dhe financiare por sot, punët po eçim mirë, mjaft mirë”, deklaroi Moscovici për radion “France Inter”.

“Ka shpresë për Greqinë. Rritja ekonomike ka rinisur por gjithashtu punësimi, turizmi dhe investimet”, shtoi ish-ministri, duke u shprehur entuziast se ekziston së fundmi një dritë në fund të tunelit të masave shtrënguese.

“Duheshin krijuar kushtet e besimit, kjo është ajo që u arrit. A ka qënë ky moment mjaft i vështirë ? Pa dyshim. A ishte ky një hap i nevojshëm ? Pa dyshim që po”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco