E jashtëzakonshme: 9- vjeçari me HIV i pari që ia del të shërohet

E jashtëzakonshme: 9- vjeçari me HIV i pari që ia del të shërohet

12:29, 24/07/2017
A+ Aa A-

Një nëntëvjeçar i infektuar me HIV që nga lindja ka tronditur mbarë botën pasi u zbulua se ka kaluar shumicën e jetës së tij pa pasur nevojë për ndonjë trajtim.

Fëmijës, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, iu dha një mjekim i vrullshëm pak pas lindjes.

Por që ateherë ai nuk ka marrë më asnjë mjekim dhe po bën tetë vjet e gjysmë pa simptoma ose shenja të virusit aktiv.

Familja e tij ka deklaruar së është më e lumtura në botë, raporton rrjeti televiziv britanik “BBC”

Shumica e të infektuarve kanë nevojë për trajtim të përditshëm për të parandaluar shkatërrimin e sistemit të imunitetit dhe shkaktimin e it.

Nëse mjekët arrijnë të kuptojnë sesi fëmija është i mbrojtur nga ku virus famëkeq, me shumë mundësi do të zbulohet për herë të parë vaksina për ndalimin e HIV-it./SYRI.net/

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco