Flet adoleshentja gjermane që iu bashkua ISIS-it: Ju lutem më riktheni në shtëpi!

Flet adoleshentja gjermane që iu bashkua ISIS-it: Ju lutem më riktheni në shtëpi!

10:55, 24/07/2017
A+ Aa A-

Një adoleshente gjermane që iu bashkua grupit terrorist ISIS tani është duke u mbajtur në paraburgim në Irak.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se ajo ka shprehur keqardhje që i është bashkuar grupit terrorist dhe se dëshiron të shkojë në shtëpi.  

Lorenz Haase, prokurori i lartë publik në Dresden ka konfirmuar se adoleshentja e quajtur Lindja ‘ishte identifikuar në Irak’..

Gazeta gjermane “ Sueddeutsche Zeitung” ka intervistuar Lindën në një kompkes ushtarak në Baghdad.

“Unë dua vetëm të largohem nga këtu”, u citua ajo. “Dua të largohem nga lufta, nga armët e shumta, nga zhurma”.

“Dua vetëm të shkoj në shtëpi, te familja ime”, ka shtuar ajo.

Mediat thonë se adoleshentja është penduar për vendimin e saj dhe se kërkonte të riktheje në Gjermani./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco