Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, vë veton ndaj ligjit për gjykatat

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, vë veton ndaj ligjit për gjykatat

10:41, 24/07/2017
A+ Aa A-

Presidenti polak Andrzej Duda ka njoftuar se po vë veton ndaj një ligji të diskutueshëm për të zëvendësuar gjyqtarët e Gjykatës së Lartë me kandidatët e qeverisë.

Tre reforma kryesore gjyqësore janë miratuar nga parlamenti i Polonisë, duke nxitur demonstrata të fuqishme në të gjithë vendin.

Para se të miratonte ligjet, ai kërkoi miratimin e presidentit.

Ndryshimet kanë vendosur edhe qeverinë e krahut të djathtë të Polonisë në një kurs përplasjeje me Bashkimin Evropian.

Kritikët e kanë cilësuar miratimin e ligjit si një shkelje flagrante pushteti nga presidenti Andrzej Duda dhe partia e tij Ligj dhe Drejtësi, por partia këmbëngul se ajo ishte thjeshtë një reformë e nevojshme në sistemin e drejtësisë. 

Gjykatësit aktualë të gjykatës supreme, pas miratimit të ligjit, detyrohen të dalin në pension para kohe dhe gjykatës të rinj do të emërohen nga ministria e drejtësisë. Dhoma e lartë e parlamentit e miratoi ligjin pas mesnatës, të shtunën, pas 16 orësh debat, duke ndezur protesta masive në më shumë se 100 qytete të vendit dhe një valë dënimesh nga jashtë. 

Lëvizja për të kontrolluar një nga të fundit institucione të pavarura të mbetura në poloni, ka ngjallur shqetësime edhe në uashington dhe është pasuar me paralajmërime nga bashkimi evropian. Sipas një sondazhi të CNN, 55 për qind e polakëve mendojnë tani se presidenti Duda duhet të vendosë veton dhe të mos e nënshkruajë këtë ligj.  Presidenti ka 21 ditë kohë për ta firmosur atë. Sipas pritshmërisë ai do ta bëjë këtë, por protestuesit shpresojnë dhe i bëjnë thirrje që ta rrëzojë. /SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco