Dhëndri dhe vjehrri që po tronditin Kanadanë: Njëri ka 24 gra ndërsa tjetri 4

Dhëndri dhe vjehrri që po tronditin Kanadanë: Njëri ka 24 gra ndërsa tjetri 4

10:26, 24/07/2017
A+ Aa A-

Ata kanë tronditur mbarë Kanadanë. Vendim i shumëpritur i gjyqit për dy udhëheqësit fetarë të akuzuar për poligami pritet të merret ditën e sotme.

Winston Blackmore, 61 vjeç, akuzohet se ka plot 24 gra.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ish-vjehrri i tij, 53 vjeçari James Oler thuhet se gjithashtu është martuar me katër gra.

Ata janë të dy ish-peshkopët e Kishës Fundamentaliste  të Shenjtorëve Jezu Krishtit.

Sipas “BBC”, gjyqi historik i poligamisë pritet të testojë kufijtë e lirisë fetare në Kanada.

Poligamia është e paligjshme sipas nenit 293 të Kodit Penal të kombit kanadez, shkruan syri.net. Avokati i Blackmore ka argumentuar se poligamia kriminalistike shkel lirinë e besimit të klientit të tij.

Dy ish-peshkopët përballen me një dënim maksimal prej pesë vjetësh nëse shpallen fajtor./SYRI.net/ 

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco