Shtohet numri i të prekurve dhe i viktimave nga kolerës në Jemen

Shtohet numri i të prekurve dhe i viktimave nga kolerës në Jemen

10:15, 24/07/2017
A+ Aa A-

Ministria jemenase e shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve dhe i viktimave nga sëmundja e kolerës në Jemen ka arritur në377 mijë dhe numri i viktimave nga kjo sëmundje është rritur me 1847 persona.

Abdulhakim Al Kehlani, zëdhënës i Ministrisë jemenase të shëndetësisë ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht në parandalimin e shpërndarjes së shpejtë të kësaj sëmundje në Jemen. Sipas informacioneve më të fundit, bashkësia ndërkombëtare deri më tani ka dhënë vetëm 25 % të ndihmave të nevojshme në Jemen. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka paralajmëruar se rreth 600,000 njerëz në Jemenin e shkatërruar nga lufta mund të jenë të infektohen me kolera deri në dhjetor të këtij viti, një shifër që pothuajse barazon një në çdo 45 vetë në vendin prej 27,5 milionë banorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco